Një person është lënduar në Ferizaj, pasi që aksidentalisht ndezi bombolën e gazit.

Kështu ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

“Viktima mashkull nga Kosova ka raportuar se nga pakujdesia ka ndezur bombolën e gazit dhe si pasojë është zgjeruar flaka. Lëndime trupore ka pësuar viktima dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Njësitë relevante policore, KEDS-it dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Rasti në procedurë hetimore.

/TV Malisheva

Share.