Në historinë e alfabetit si më i vjetër përmendet ai egjiptian, krijuar rreth vitit 2900 p.e.s. Nga ky më pas rrjedh alfabeti fenikas, i shekullit të 11 p.e.s., i cili kishte vetëm bashkëtingëlloret dhe ku zanoret nënkuptoheshin. Më pas nga fenikasit, shkruhet se alfabetin e morën grekët, e përmirësuan edhe me zanoret dhe prej tij rrodhi më pas alfabeti latin. Asnjë fjalë nuk thuhet mbi alfabetin pellazg, që përmendet shpesh nga autorët antikë.
Nga kërkimet tona të fundit mbi alfabetet, puna qëndron krejt ndryshe: njerëzit e parët që kanë shpikur dhe përdorur shkrimin dhe alfabetin për të shkruar gjuhën e tyre kanë qenë pellazgët dhe kjo, gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s., për të cilën ka prova mjaft bindëse. Alfabet pellazg i kishte të dyja, zanoret dhe bashkëtingëlloret.
Në kulturën neolitike të Vinçës, e cila shtrihet në të gjithë Ballkanin gjatë mijëvjeçarit 6-5 p.e.s., janë ndeshur mbishkrime të lashta gjer tashmë të pavlerësuara nga ana gjuhësore.
është gjetur një enë balte nga kjo kulturë me mbishkrimin e lashtë pellazg dhe një copë ene, që mban germën “M” të alfabetit. Shprehja: IIIVIJV, e cila po të ndahet, bëhet: III VIJ V
Fjala “VIJ” lexohet “UIJ”, sepse në mbishkrimet e lashta pellazge/etruske germa “V” lexohet si “U”. Prandaj kemi fjalën “UIJ” = “UJ” (UJË), në gjuhën pellazge/shqipe. Mbishkrime e lashta pellazge dhe etruske kanë afërsi shumë të madhe me gjuhës e sotme shqipe, gjë që tregon për një gjuhë pellage/shqipe. Prandaj mbishkrimi i më sipërm i përket gjuhës së lashtë pellazge.
/TV Malisheva