Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i mbron dhe përfaqëson hajnat dhe shkelësit e ligjit.
Selmanaj në një postim në Facebook, ka shkruar se në vendet demokratike nuk ndodh një gjë e tillë.
“Në vendet demokratike, hajnat dhe shkelësit e ligjit, i mbron dhe i përfaqëson avokati. Në Kosovën tonë, i mbron dhe i përfaqëson Kryeministri dhe qeveria e tij”, ka shkruar Selmanaj.
Deputeti i LDK-së, tutje u shpreh se në vendet demokratike hajnat dhe shkelësit e ligjit, i ndjekë dhe i akuzon prokuroria.
“Në Kosovën tonë, prokurorët dhe organet ndjekëse, i linqon dhe i sulmon Kryeministri dhe qeveria e tij. E papranueshme, e dënueshme, e gërditshme!”, shkroi Selmanaj.
/TV Malisheva