Manchester City nuk do të jetë destinacioni i radhës për Lucas Paquetan, bën të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano.

Manchester City ka vendosur që të largohet nga bisedimet me West Hamin për transferimin e Lucas Paquetas.

Paqueta, i cili iu bashkua West Hamit verën e kaluar, thuhej se mund ta ndërrojë West Hamin për Cityn këtë verë, por që tani kjo gjë nuk ka shanse që të ndodhë.

Thuhet se City ka vendosur të largohet nga bisedimet e Paquetas pasi që Bernardo Silva do të nënshkruajë një marrëveshje të re me kampionin anglez, e cila do ta mbajë atë te City deri në muajin qershor të vitit 2026.

/TV Malisheva

Share.