Policia e Kosovës-Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka arrestuar dy persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare me qellim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo persona te tjerë.
Bëhet fjalë për personat me inicialet E.SH dhe B.K, të cilët në cilësi të personave zyrtar kanë qenë te caktuar për menaxhim dhe mbikëqyrje të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve në një fshat të komunës së Suharekës në vitin 2022, ku vlera e kësaj kontrate ka qenë dhjetëra mijë euro.
Pas daljes së prokurorit në vend ngjarje dhe eksperteve kompetent dhe verifikimit të gjendjes faktike, si dhe intervistimit të dëshmitarëve, lidhur me ketë kontratë është konstatuar se e njëjta nuk është realizuar siç ka qenë e paraparë. Të dyshuarit kanë përpiluar procesverbaleve, dhe situacione fiktive/rrejshme ku kanë konfirmuar kryerjen e punimeve sipas kontratës, ndërsa sipas gjendjes në teren kjo kontratë nuk është realizuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
/TV Malisheva