Sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore, prej të cilave me SARS-CoV-2 janë diagnostikuar gjithsej 32 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 23 raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: katërmbëdhjetë raste Pejë, pesë raste Nakëll dhe katër raste Bllagajë), katër raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, dy raste me vendbanim në Strellc i Epërm-Deçan dhe me nga një rast vendbanimet: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime.

Sot është shëruar edhe një pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 166.

Sot më datë 26 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 44-vjeç me vendbanim në Malishevë-Gjilan dhe i konfirmuar me COVID-19 me datë 16.04.2020. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 17.04.20 në gjendje shumë të rëndë dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Nga data 08 shkurt deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.479 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 763 raste, ndërsa gjithsej njëzet (21) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome

Share.