Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për keqpërdorimin e të dhënave të kartelave bankare, duke i përdorur ato në mënyrë të paautorizuar në Prishtinë.
Sipas policisë gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Dy shtëpiza të kompjuterit, 4 telefona celular, dhe një kartelë bankare.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj nga Kosova pasi që të njëjtit kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare, duke i përdorur në mënyrë të paautorizuar. Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Dy shtëpiza të kompjuterit, 4 telefona celular, dhe një kartelë bankare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
/TV Malisheva