Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Liria e ka konfirmuar transferimin më të ri të klubit.
Bëhet fjalë për futbollistin, Alush Gavazaj, i cili e përforcon mesfushën e skuadrës së Lirisë.
“Jam i lumtur për arritjen e marrëveshjes. Do të jap maksimumin për skuadrën e zemrës”, tha Gavazaj.
Në të kaluarën, Gavazaj është paraqitur për skuadrat e njohura si Malishevën, Vëllaznimin, Tirana e Renovën.
/TV Malisheva