Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar shitjen e 96 helikopterëve sulmues “AH-64E Apache”, dhe pajisjeve të ngjashme, Polonisë për një kosto të vlerësuar prej 12 miliardë dollarësh, njoftoi të hënën Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes.
Në një deklaratë, agjencia tha se “kjo shitje e propozuar do të mbështesë qëllimet e politikës së jashtme dhe objektivat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një Aleati të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) që është një forcë për stabilitet politik dhe përparim ekonomik në Evropë”.
Polonia, një anëtare e NATO-s në Evropën Qendrore, planifikon të vendosë helikopterët në Divizionin e saj të 18-të të Mekanizuar dhe Brigadën e Parë të Forcave Ajrore, shkruan AA.
Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, tha më parë se të kesh “Apaches” është e rëndësishme sepse ata punojnë mirë me tanket “Abrams”, të cilat Varshava i porositi gjithashtu nga SHBA vitet e fundit.
/TV Malisheva