Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden, është informuar për avionin i cili raportohet të jetë rrëzuar në Rusi.

“Tani kemi pasur një koment të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë, e cila thotë se presidenti Joe Biden është informuar për aksidentin e raportuar të avionit në Rusi”, shkruan BBC.

Mediat në botë po raportojnë se shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, ishte në listën e pasagjerëve të një avioni që u rrëzua duke vrarë të gjithë në bord.

/TV Malisheva

Share.