Aktori i gjeneratës së parë të aktorëve profesionistë në Kosovë, Xhevat Qorraj, do të mbetët ndër ata emra që kanë shënuar vetë historinë e kinematografisë së artit në Kosovë. Kështu ka thënë kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas lajmit për vdekjen e artistit të madh të skenës teatrore të Kosovës.

Shefi i ekzekutivit ka shprehur ngushëllimet për familjen Qorraj, kolegët dhe miqtë e aktorit, si dhe për të tërë komunitetin e artistëve në Kosovë.

Aktori i lindur në fshatin Carrabreg të Deçanit ka vdekur në moshën 76 vjeçare.

Ai është i njohur për shumë role filmike, ndër të cilat edhe “3 dritare dhe një varje”.

/TV Malisheva

Share.