Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka të angazhuar 9 këshilltarë, 6 prej tyre këshilltarë politik, dhe 3 këshilltarë të jashtëm.

Stafi i angazhuar prej 17 zyrtarëve në kabinetin e kryetarit kanë shpenzuar 34 mijë e 775 euro, duke përfshirë shefin e kabinetit, gjashtë këshilltarë politik, tre këshilltarë të jashtëm, dy zyrtare ekzekutive/administrative, një zyrtarë i protokollit, zyrtarë personal dhe zyrtarë për siguri.

Kabineti i kryetarit të Kuvendit shpenzoi 16 mijë e 644 euro vetëm për bileta, kurse shpenzimet në bufe (për kafe) kanë arrit shumën 1 mijë e 420 euro.

/TV Malisheva

Share.