Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu e ka quajtur lajm të mirë se në këtë komunë gjatë ditës së sotme janë konfirmuar dy të shëruar dhe asnjë rast i ri me koronavirus.
Ferizaj është njëra prej komunave më të prekura nga kjo sëmundje – 98, prej tyre dy të vdekur.
Sipas rezultateve më të reja të IKSHPK-së, në këtë komunë gjatë ditës së sotme nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me COVID-19.
E këtë gjë kreu i Ferizajt e ka quajtur një shenjë se kjo komunë së shpejti do t’i kthehet jetës normale.
Postimi në Facebook:
Lajm i mirë: Dy të shëruar e asnjë rast pozitiv me COVID-19 sot në Ferizaj
Ferizaj shumë shpejt do t’i kthehet normalitetit!
Shërim të shpejt të infektuarve të tjerë🙏🏻