Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sot senatorin zviceran, njëherësh kryetarin e Komisionit për Çështje Juridike në Parlamentin e Zvicrës, Carlo Sommaruga.

Sipas një komunikate të Qeverisë, ata diskutuan për situatën politike në vend, zhvillimet e fundit, qeverisjen e deritanishme dhe për rolin e rëndësinë e diasporës shqiptare në Zvicër.

Kryeministri Kurti e falënderoi senatorin Sommaruga për vizitën, interesimin për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij.

Në takim kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni.

/TV Malisheva

Share.