Mason Greenwood thuhet se është cak i interesimit nga një klub i Shqipërisë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ndërsa anglezi po përgatitet për tu larguar nga Manchester United.
Është bërë e ditur, pas një hetimi të brendshëm të gjatë, që sulmuesi 21 vjeçar do të ndajë rrugët me “Djajtë e Kuq” në merkaton aktuale.
Greenwood nuk është paraqitur për United që nga janari i vitit 2022, pas arrestimit të tij nën dyshimet për tentim përdhunim, sjellje kontrolluese dhe sulm ndaj partneres së tij.
Greenwood u lirua nga këto akuza në muajin shkurt, por që ai tani po lejohet të largohet nga “Old Trafford”.
Klubet nga Italia dhe Turqia kanë shprehur interesim në Greenwood, me një lëvizje te skuadrat angleze që shihet si e pamundur, ndërsa kalimi në Arabinë Saudite gjithashtu nuk shihet si opsion.
Sipas “talkSPORT”, një skuadër nga Shqipëria i është bashkuar garës për të siguruar shërbimet e Greenwood.
Interesimi i është bërë i ditur United, me bisedime të mëtutjeshme që parashihen të ndodhin.
/TV Malisheva