Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka konfirmuar rikthimin e Gabriel Jesus në skuadrën e Arsenalit.
Jesus pësoi një lëndim gjatë ndeshjeve para-sezonale me Arsenalin, dhe nuk ishte i gatshëm të ndihmonte “Topçinjtë” në fillimin e sezonit të ri të Premier Ligës.
Por, Jesus tani është rikthyer nga lëndimi, dhe këtë gjë e konfirmoi edhe Arteta.
“Gabriel Jesus? Po ai është i gatshëm, po”, tha Arteta.
Ndërkaq, trajneri i Arsenalit foli edhe për largimet nga klubi, duke e pranuar se java e fundit e merkatos do të jetë e zënë.
“Largimet? Ka disa lëvizje që po ndodhin. Java e fundit do të jetë e zënë. Ende nuk ka asgjë që mund ta bëjmë zyrtare për momentin”, tha Arteta.
/TV Malisheva