Këngëtari shqiptar Blero, është krijues i shumë këngve ndër vite, duke bërë për vete një numër të madh të publikut.
Ai përpos për muzikën, shpesh ka marrë vëmendje nga mediat rozë edhe për shkak të jetës së tij private.
Së fundmi për të është një ditë e veçantë, pasi vajza e tij Tara feston ditëlindjen.
Ai ka zgjedhur që me anë të një fotografie në Instagram, të bëj një dedikim special për Tarën.
Ky është postimi i tij:
Drita e syve të mi. Ti sot i mbushë 10 vjeç dhe i lutem Zotit që ti besh vite të lumtura me shëndet e gjithmonë e rrethume me dashni.
Për një baba që është beku me një femijë si ti është shume e lehtë të shkruaj urime e përgëzime, sepse ti je një vajze e mbarë e me krejtë të mirat që një prind i ëndërron për fëmijën e vet.
Sot 10 vite ti linde dhe me ty lindi jeta për mua dhe gjitçka mori kuptim. Edhe pse s’mund të përqafoj dhe të të them sa të dua nga afër, rëndësi për mua ka vetëm shëndeti yt dhe mirëqenia jote! Do kemi kohë çpufja ime që të festojmë shumë e shumë ditëlindje bashkë, dhashtë Zoti. Ti je krenaria ime, drita e syve të mi. Babi të uron gjithçka të bukur nga zemra!/ Tv Malisheva