Shtetasi shqiptar i njohur ndryshe si ‘Niko’ ose ‘El Gordo’ është arrestuar në Santa Marta të Kolumbisë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me trafikantë kolumbianë të drogës.

‘Niko’ kërkohej në më shumë se 180 vende dhe konsiderohej një objektiv me vlera të larta nga autoritetet franceze, Europol dhe Interpol, shkruan headtopics.

I arrestuari ishte përfshirë gjithashtu në krime të pastrimit të parave dhe kërkohej në më shumë se 180 vende.

Nga informacionet që posedonte organi hetimor thuhej se “Niko” kishte qenë në shërbim të strukturave të trafikut të drogës që kryejnë krime në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani.

Me sa duket, prania e tij në Kolumbi synonte të krijonte kontakte me rrjetet e trafikut të drogës.

/TV Malisheva

Share.