Hajdutët në Zvicër kanë pushtuar një nga rrugët më sfiduese të mbrojtura të ngjitjes në vend.

Ata u ngjitën në një lartësi prej 2,350 metra dhe përshkuan gryka e kaluan nëpër kabllo çeliku – të gjitha për të grabitur një kuti koleksioni.

Kutia i përket një klubi lokal ngjitjeje, i cili mban rrugën më të gjatë të mbrojtur të ngjitjes në Zvicër në kalimin Gemmi mbi fshatin Leukerbad.

Ajo që ka shkaktuar tronditjen më të madhe është se kutia e dhurimit është e qasshme vetëm për alpinistët më me përvojë, raportoi BBC.

Rruga, e njohur si via ferrata, klasifikohet si niveli 5, më i vështiri, dhe përfshin ngjitje serioze, si dhe ngjitje të shkallëve të ngjitura në faqen vertikale të shkëmbit dhe kalimin e grykave në kabllo të ngushta çeliku.

Për më tepër, pasi thyen kutinë dhe morën çka pati brenda, ata çuditërisht vazhduan ngjitjen me paratë në majën Dauberhorn, 2,941 metra.

Nuk dihet saktë sa para u vodhën, por klubi i ngjitjes ka thënë mund të kenë qenë deri në 500 franga.

/TV Malisheva

Share.