Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave gjatë patrullimit në segmentin e autostradës Veternik – Bresje ka hasur në mjetin i cili ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt, i njëjti është gjobitur me 300 euro.
Po ashtu sipas policisë, vozitësi është ndëshkuar edhe me 3 pikë negative dhe 1 vit i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
/TV Malisheva