Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, mund të detyrohet të bëjë një ‘spastrim’ të madh në afatin e ardhshëm kalimtar.

Këtu mund të përfshihet edhe shitja e Paul Pogbas, i cili kërkohet nga disa skuadra evropiane, por vetëm në rast se vjen ndonjë ofertë e madhe.

Shefi ekzekutiv i klubit, Ed Woodward, ka paralajmëruar se pandemia e coronavirusit do ta kufizojë dukshëm buxhetin e transferimeve.

Qendërmbrojtësi Chris Smalling, i cili është i huazuar te Roma, mund t’i bashkohet Pogbas në listën e lojtarëve që mund të shiten.

Po ashtu, në këtë listë bëjnë pjesë edhe emra, si Marcos Rojo, Jesse Lingard dhe Andreas Pereira. /Tv Malisheva

Share.