Cristiano Ronaldo ka qenë edhe njëherë vendimtar për ekipin e tij – Al Nassr.
Skuadra e portugezit triumfoi 4-0 në shtëpi ndaj Al Shabab në kuadër të javës së katërt në Superligën e Arabisë.
Pas vetëm 13 minutash lojë, pesë herë fituesit i Topit të Artë e kaloi Al Nassrin në epërsi me një gol nga penalltia.
Gjashtë minuta më vonë, portugezi mendoi se ka shënuar, por golin e tij e anuloi VAR-i për një faull në ndërtimin e aksionit.
Mirëpo, 38-vjeçari nuk u dëshpëruar dhe shënoi në minutën e 38-të sërish nga penalltia.
Dy minuta më vonë, Ronaldo asistoi te Sadio Mane për rezultatin 3-0.
Për golin e katërt u përkujdes Al Ghannam, që realizoi në minutën e 80-të.
Pas javës së katërt, Al Nassr gjendet në vendin e gjashtë me gjashtë pikë, gjashtë më pak se Al Ittihad i Karim Benzemas.
Me këto dy gola, Ronaldo është aktualisht golashënuesi më i mirë në ligë, me pesë sosh dhe dy asistime.
/TV Malisheva