Interi është ende në kërkim për të nënshkruar me një mesfushor të ri dhe thuhet se i ka vënë synimet tek Tanguy Ndombele i Tottenhamit.

26-vjeçari francez nuk është përfshirë në skuadrën e Ange Postecoglou për tri ndeshjet e para të Premier Ligës dhe as në ndeshjen e FA Cup mbrëmë, të cilën e humbën ndaj Fulhamit në penallti.

Ndombele e kaloi sezonin e kaluar në huazim me Napolin, ku luajti 1261 minuta në 40 paraqitje në total, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim.

Siç raportohet nga “TMË” , Interi nuk është i sigurt se Stefano Sensi do të jetë një opsion i besueshëm për Simone Inzaghin këtë sezon, kështu që ata po kërkojnë të marrin një mesfushor të ri në skuadër.

Ndombele iu bashkua Tottenhamit në korrik të vitit 2019 nga Lyoni për 62 milionë euro.

/TV Malisheva

Share.