Janë identifikuar pesë punëtorët që u goditën gjatë natës nga një tren i cili po kalonte teksa punëtorët po punonin në shinat e linjës hekurudhore Torino-Milano, pranë stacionit Brandizzo.
Michael Zanera, 34 vjeç, Giuseppe Sorvillo, 43 vjeç, Saverio Giuseppe Lombardo, 52 vjeç, Giuseppe Aversa, 49 vjeç, dhe Kevin Laganà, 22 vjeç.
Pesë personat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjes së fortë. Ata ishin të gjithë punëtorë të kompanisë Sigifer të Borgo Vercellit, në zonën e Vercellit dhe në momentin e aksidentit ishin gati të fillonin ndërrimin e disa binarëve. Treni që kalonte pranë platformës 1 i goditi, duke i vrarë në çast.
Prokuroria e Ivreas ka hapur dosjen për vrasje nga pakujdesia dhe vrasje të shumëfishtë në lidhje me aksidentin, shkruan ANSA.
Vdekja e pesë punëtorëve të hekurudhave është “vërtet e pashpjegueshme”, tha të enjten kryetari i bashkisë së Torinos, Stefano Lo Russo.
“Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar emocionin e këtij momenti”, tha Lo Russo në vendin e incidentit.
“Ne jemi këtu për të shprehur afërsinë tonë, me shpresën se do të jepet një shpjegim i plotë.” përfundoi Lo Russo.
/TV Malisheva