Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave të martirëve më Mejë të Gjakovës. Aty ish-kryeministri i vendit ka thënë se kriminelet duhet të dalin para drejtësisë.
Haradinaj ka thënë Dita e të Pagjeturve dhe përvjetori i masakrës së Mejës, për të cilën theksoi se është masakra më e madhe, tha se është ditë që prej secilin shqiptar.
Haradinaj kujtoi se në Mejë u masakruan qindra njerëz të të gjitha moshave dhe shqiptar nga të gjitha besimet.
Haradinaj: Kriminelët duhet të dalin para drejtësisë
“I përjetshëm kujtimi për martirët, drejtësia duhet me u vendosë, jo vetëm për martirët e Mejës por për të gjithë viktimat e luftës në Kosovë. Kriminelët duhet të dalin para drejtësisë për të gjitha ato që i kanë bërë”, tha Haradinaj pas homazheve.
Në Kosovë sot shënohet Dita e të Pagjeturve, ku vendi numëron mbi 1 mijë 600 persona të zhdukur./Tv Malisheva