Vjosa Osmani kerkon të kërkon falje Albin Kurti për gjuhën që zyrtarë të saj (VV-së) kanë përdorur pas dështimit të koalicionit parazgjedhor , ndersa nuk e kemi dëgjuar Vjosa Osmanin që ka kërkuar nga Albin Kurti të kërkoj të distancohet nga gjuha e përdorur në kohën sa ka qenë kryeministër Isa Mustafa. Kur e kishte bërë edhe slloganin ” Isë, Isë argat i Serbisë “
Vjosa Osmani thotë se pret që Albin Kurti t’i kërkojë falje LDK’së për gjuhën që zyrtarë të saj pasi ka dështuar koalicioni parazgjedhor.

“Gjuha që është përdorë nga disa zyrtarë të Vetëvendosjes, që ka dështuar shkaku i mosgatishmërisë së tyre, është gjuhë për keqardhje që do të duhej të distancohej kreu i Vetëvendosjes. Pres shumë që të ndodhë kjo në ditët në vijim”, ka thënë Osmani.

Sa i përket deklaratës së Glauk Konjufës se Osmani do të mund të ishte kryetare e Kuvendit, ajo thotë se ‘e trajtuan si figurë shahu’.

“Pozitën ma cakton qytetari i Kosovës, jo Vetëvendosja”, ka thënë Osmani./

Share.