Kryetar i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se ka vdekur piktori, poeti dhe mësmdhënësi, Bislim Aliu.
Bulliqi u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe siç u shpreh ai, të gjithë atyre që e njohën të ndjerin.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të piktorit, poetit dhe mësimdhënësit për shumë vite, Bislim Aliu. Profesor Bislimi ishte intelektual i vërtetë, person shumë i dashur e i afërt me të gjithë”.
Bulliqi tha se së fundmi si komunë e kanë mbështetur botimin e librit tij të fundit, por, u shpreh se gjendja e tij shëndetësore e bëri të pamundur prezantimin e tij.
“Së fundmi si komunë e kemi mbështetur botimin e librit tij të fundit, por gjendja e tij shëndetësore e bëri të pamundur prezantimin e tij. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin”, thuhet në njoftimin e Bulliqit.
/TV Malisheva