Në fitoren e Milanit ndaj Romës me rezultat 2-1, jo gjithçka shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Një situatë jo e këndshme ndodhi ndërmjet trajneri Stefano Pioli dhe dyshes Theo Hernadez dhe Rafael Leao. Mospajtimi mes tyre ndodhi për shkak të Ruben Loftus-Cheek.

Loftus-Cheek është tashmë një nga lojtarët thelbësorë të Milanit. Mesfushorit anglez iu desh pak për t’u përshtatur me mekanizmat e skuadrës së Piolit dhe mbi të gjitha për t’u futur në simpatinë e Theo Hernandez.

Me kuqezinjtë që mbetën në fushë me një lojtar më pak për shkak të përjashtimit të Tomorit (që do të mungojë në derbi) trajneri zgjedh të zëvendësojë ish-lojtarin e Chelseat, tashmë të ndëshkuar, por me vendimin e tij nuk ishte dakord edhe mbrojtësi francez, i cili së bashku me Leaon tentuan të ndryshojnë mendjen e Piolit duke bërë me shenj për muskujt e lojtarit për të nënvizuar rëndësinë e cilësive fizike të Loftus-Cheek në një moment delikat, përcjellë KosovaPress.

“Ai është ndëshkuar, ai është ndëshkuar”, dëgjohet duke bërtitur trajneri, por Theo dukej dukshëm i mërzitur nga dalja e shokut të tij nga fusha.

Ndryshe, Milani ka fituar tri ndeshjet e para, duke e kryesuar tabelën me nga nëntë pikë së bashku me Interin para derbit që do të zhvillohet pas ndeshjeve ndërkombëtare.

/TV Malisheva

Share.