Super-talenti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, mund të përfundojë në Angli.

Gjiganti mediatik “Daily Star” raporton se Chelsea dhe Wolverhamptoni kanë zgjuar interesim për yllin kosovar, i cili po e kalon këtë vit në formë huazimi tek Baseli.

21 vjeçari është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi në Basel, ndërsa gjatë verës pritet të rikthehet tek Genku pasi klubi zviceran nuk dëshiron ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së kartonit të tij.

Mediumi britanik “Daily Star” ka shkruar se të dyja klubet e Premier Ligës i kanë sytë nga ylli kosovar.

Madje, ato i kishin dërguar skautët e tyre për ta përcjellë Zhegrovën, por që vëzhgimi i tij u ndal shkaku i ndërprerjes së futbollit si rezultat i pandemisë koronavirus.

Zhegrova i ka realizuar dy gola dhe i ka dhuruar katër asistime në 27 ndeshje të zhvilluara me Baselin këtë sezon.

Premierliga do të ishte një opsion i pëlqyer nga futbollisti ofanziv.Për çdo rast, ai do të rikthehet në Genk për të bërë përvojë më të madhe

Share.