Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se amerikanët nuk do të lejojnë Kurtin të fsheh përmbajtjen e bisedimeve me Serbinë siç bëri deri më tash.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se zbatimi i Asociacionit do të jetë temë qendrore në dialogun e radhës.

“Prej diskursit të luftës të marreveshja pa njohje, pranimi i asociacionit, autonomi për pakicen serbe, tensionet në veri, ndërsa tash te zbatimi i Asociacionit, që do të jetë temë qendrore në dialogun e radhës – Amerikanët do të na tregojne se çfarë u bisedua; nuk do të lejojnë Kurtin të fsheh përmbajtjen e bisedimeve siç bëri deri më tash”, ka shkruar Tahiri.

/TV Malisheva

Share.