Përfaqësuesja e Kosovës sot do të zhvillojë stërvitjen e radhës me fillim nga ora 17:30 në Kampion Nacional në Hajvali.

Ajo që do ta karakterizojë këtë seancë stërvitore është fakti që lojtarët do të jenë të hapur për t’u takuar me tifozët, për të bërë fotot e bashkëbiseduar me ta.

Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare ku u bëhet thirrje tifozëve për të qenë prezent atje.

“Sot është dita për ta shfaqur dashurinë tuaj ndaj futbollit dhe Përfaqësueses së Kosovës. Ora: 17:30. Vendndodhja: Kampi Nacional në Hajvali Çfarë ka më të mirë sesa të shikosh talentin dhe pasionin e futbollistëve dardanë në aksion? Stërvitja e sotme do të jetë e hapur për publikun. Bëhuni pjesë e këtij momenti dhe pasuroni koleksionin tuaj të fotove me idhujt tuaj të futbollit! .Mos harroni të merrni nënshkrimet e futbollistëve të preferuar e të ndani këtë moment të veçantë me ta.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon të shtunën kundër Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/TV Malisheva

Share.