Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se pas një hetimi intensiv në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është arrestuar personi i dyshuar për sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës, Bahri Hyseni.
Personi me iniciale F.B dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar dhe ndaj tij do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente.
/TV Malisheva