Ish-kryediplomati Petrit Selimi e ka quajtur të ndërlikuar udhëzimin e propozuar nga Qeveria për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
Përmes një shkrimi në Twitter, Selimi ka thënë se kjo nuk është rruga më e shpejtë për përmbushjen e kërkesave të BE-së dhe ShBA-së.
“Kjo nuk është rruga më e shpejtë për të përmbushur kushtet e BE-së dhe ShBA-së. Nëse dërgohet në Gjykatën Kushtetuese ose në Komisionin e Venecias, do të shkaktojë debat për disa muaj dhe jo veprim. Do të refleketojë më së miri atë që kjo Qeveri e bën: Nuk vendos, nuk koordinohet, nuk bën asgjë.” – ka thënë ai.
Po ashtu, Selimi u shpreh që nuk beson që brenda mandatit të Kurtit, apo presidentit Biden, do të ketë lëvizje në dialogun Kosovë-Serbi.
“Gjë që më bën të mos besoj që brenda mandatit që i ka mbetur Kurtit apo edhe presidentit Biden, do të shohim ndonjë zgjidhje apo lëvizje të vërtetë në dialogun Kosovë-Serbi. Çdo hap i ndërmarrë nga tandemi Kurti-Vuçiq është bërë për të ndezur, vonuar dhe për të ndalur procesin e vjetër të Brukselit.” – u shpreh ai.
/TV Malisheva