Policia e Kosovës ka ndaluar një person në veri të Mitrovicës, pasi i njëjti, në raste të ndryshme, ka tentuar të kontrabandojë mallra.
Sipas fotografive që ka publikuar Policia e Kosovës, shihet se kontrabandimi është bërë me vetura, pije alkoolike e gjëra tjera.
“Më 07. 09. 2023, Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore kufitare dhe ato të rendit publik, në veri të Mitrovicës kanë arritur të parandalojnë tri raste ”kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare dhe kontrabandim i mallrave””, njofton PK-ja.
Si rezultat i punës dhe angazhimeve të përbashkëta, policia thotë se është arrestuar një person i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, kurse mallrat e konfiskuara së bashku me mjetet sipas procedurave i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.
/TV Malisheva