Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se veprimet kundërligjore të Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë të ndalur.

Reagimi i Haxhiut ndërlidhet me anulimin e përzgjedhjes së drejtorit të AKPM-së për arsye të shkeljeve ligjore.

“Duket se fatin e njëjtë do ta ketë edhe konkursi për përzgjedhjen e inspektorëve shëndetësorë, i shpallur në kundërshtim me Ligjin Nr. 02/L-38 PËR INSPEKTORATIN SHËNDETËSOR , Neni 8.1. Funksionin e Inspektorit Shëndetësor ka të drejtë ta ushtroj, personi i cili ka të kryer Fakultetin e Mjekësisë, Farmacisë apo Stomatologjisë si dhe të jetë i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë – ta ketë të përfunduar provimin për inspektor dhe të ketë përvojë pune se paku pesë vite në lëmine përkatëse shëndetësore”, ka shkruar Haxhiu.

“Në konkursin e shpallur kërkesat e përgjithshme formale të kërkuara  janë në kundërshtim me ligjin: Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më se paku 3 vite të studimeve në fushat: Mjekësi�Përgjithshme, Mjekësi tjetër dhe Menaxhim Mjekësor. Gjithashtu me ligj kërkohet dhënia e provimit për inspektor, ndërsa ky kriter anashkalohet duke kërkuar 2 vite përvojë pune:  Në konkurs, përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale ne fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës se lirë të punës”, ka shkruar ndër të tjerash Haxhiu.

/TV Malisheva

Share.