Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të premte në Ferizaj. I njëjti dyshohet se ka bërë vetëvrasje në rrugën “Emin Duraku”. Në një objekt banesor në ndërtim e sipër.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën ‘Emin Duraku’ në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person ,mashkull i moshës rreth 29-vjeçare, dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, ka thënë Veseli.

Ai tutje ka bërë të ditur se mjekët nga Qendra Emergjente e Ferizajt, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Ekipe të policisë rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin”, ka përfunduar Veseli.

/TV Malisheva

Share.