770 euro janë vjedhur në një pompë të derivateve në Prishtinë si pasojë e një grabitjeje të armatosur.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe bëhet e ditur se pjesë e kësaj vjedhjeje ishin tre persona të maskuar.

“Rr. Mon Balaj, Prishtinë 08.09.2023 – 02:30. Ankuesit kanë njoftuar policinë se derisa ishin në vendin e punës në një pompë derivatesh, aty kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së shkurtë kanë grabitur 770 euro. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Rasti po hetohet.

/TV Malisheva

Share.