Samiti i G-20 në Indi pati sukses dhe nuk ishte një edicion i lehtë, tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në një konferencë për shtyp pas takimit në Nju Delhi të dielën.
“Dua të përsëris urimet e mia dhe të Italisë për kryeministrin indian, (Narendra) Modi, për suksesin e këtij edicioni jo të lehtë të G20-ës”, tha ajo, raporton ANSA.
Meloni tha se Italia i ka ofruar bashkëpunim presidencës indiane që në fillim.
“Italia i ka ofruar bashkëpunim presidencës indiane që në fillim, veçanërisht sepse ne vazhdojmë të jemi të bindur se G-20 është një forum strategjik shumëpalësh për aq sa lejon dialogun me vendet në zhvillim dhe jugun global”.
/TV Malisheva