Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka deklaruar se është duke u angazhuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Kështu u shpreh për media, shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ai deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë transparent sa i përket dialogut me Serbinë.
“Kurti në këtë proces e karakterizon një mostransparencë. Kosova vazhdoi rrugëtimin e saj të izoluar fatkeqësisht dhe ne e kemi angazhimin që të ja shkurtojmë jetën kësaj Qeverie. Efektin si rezultat të këtyre masave do ta shohim në vitet në vijim. Pasojat ne do t’i vuajmë edhe në vitet e ardhshme”, tha Tahiri.
I pyetur sa i përket takimit të së enjtes që pritet të mbahet në Bruksel, Tahiri tha se Kosova nuk do të ketë avantazh sa i përket masave të BE-së.
“Përderisa jemi të sanksionuar kemi disa masa të vendosura nga BE e SHBA nuk mund të flasim për avantazhin e Kosovës. Nuk shkon Serbia e sanksionuar, por Kosova shkon e sanksionuar, ky është një dëm që Qeveria i ka shkaktuar Kosovës”, tha Tahiri i PDK-së.
/TV Malisheva