Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, se në rastin e shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare “opozita zhduket”.
Sipas tij, kurdo që të mbahen zgjedhjet Kurti nuk do të ketë mundësi të krijojë një Qeveri të dytë “nuk do t’i ketë as numrat as mandatin”.
Ai tha se dorëheqja e Kurtit do t’i ndihmojë që Kosovës t’i hiqen sanksionet nga BE-ja. Tahiri pohoi se tha se formimi i Komisionit Parlamentar për keqpërdorimet e rezervave shtetërore do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm.
“Ky hetim është jashtëzakonisht i rëndësishme. Besoj që do të ndihmoj në hedhjen në dritë për të gjitha ato keqpërdorim në rezervat shtetërore.”
“Mendoj që favori dhe shërbimi më i madh që do të i’a bwjë Kurti është që të jap dorëheqje dhe të shkojmë në zgjidhej. Qeveri më mandatin e ardhshëm kur di që të mabhenato ai nuk do ta mund ta krijoj, ky është mandati i tij i fundit dhe nuk do të mund të krijoj një mandat të ri. Ju e shihni agjendën parlamentare”.
“Tash Kurtit kanë filluar që t’i dalin pengës edhe nga BE-ja. Ai e ka të pa mundur që të qeverisë dhe ta nxjerr vendin nga kjo situatë. Dorëheqja e tij do të garantoj që vendin ynë do t’i hiqen sanksionet. Një kryeministër që i ka humbur rruga në oborr, mendoj që dorëheqja e tij është shërbimi më i madh që Kurti mund ti bëjë vendit tonë. Nuk ka netoj Kueti të brengoset për opozitën, breng për të është humbja e pushtetit”, tha ai.
/TV Malisheva