Rrustem Mustafa ka takuar bashkëluftëtarët në shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së në Podujevë.
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrustem Mustafa ka takuar bashkëluftëtarët në shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së në Podujevë, ku edhe ka marrë mbështetjen për angazhim për Dekaden e Re.
“Bashkëluftëtarë nëse ju ftojnë nga prokuroria, ju lutem folni vetëm atë që e dini dhe të drejtën, sepse nuk do ta njollosni asnjë nga eproret e juaj e as UÇK – në, vetëm ndonjë nga huliganet që janë sjellë rrugëve dhe ata meritojnë të dënohen, ku ka pas dhe besoj që do të ketë edhe në të ardhmen, por ne me Dekaden e re do ti luftojmë”, ka shkruar ai.