Tottenham Hotspur ka marrë sot një lajm të keq, pasi që Ivan Perisic ka pësuar një lëndim të rëndë në ligamentet e gjurit të tij të djathtë.

Lajmin e konfirmoi vetë klubi londinez përmes një komunikate në faqen zyrtare.

“Kroati me eksperiencë ka pësuar një lëndim në stërvitje dhe do t’i nënshtrohet operimit. Ivan më pas do të fillojë rikuperimin e tij me stafin tonë mjekësorë dhe pritet që të jetë jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit”, shkruante në komunikatën e Tottenhamit.

Perisic është përfshirë në secilën ndeshje të Tottenhamit në Premier Ligë këtë sezon, duke treguar se sa i rëndësishëm është ai për skuadrën e Ange Postecoglou.

/TV Malisheva

Share.