Një nga aleatët më të fortë të Ukrainës, Polonia, ka njoftuar se nuk do të furnizojë më armë vendin, pas përshkallëzimit të mosmarrëveshjes diplomatike për grurin.
Vendimi vjen pasi tensionet midis dy kombeve rriten, shkruan BBC.
Të martën, Polonia thirri ambasadorin e Ukrainës lidhur me komentet e bëra nga Presidenti Volodymyr Zelensky në OKB.
Ai tha se disa vende kishin shtirur solidaritet me Ukrainën, të cilën Varshava e denoncoi si “të pajustifikuar në lidhje me Poloninë, e cila e ka mbështetur Ukrainën që në ditët e para të luftës”.
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, njoftoi vendimin për të mos furnizuar më Ukrainën me armë në një fjalim televiziv të mërkurën, pas një dite të përshkallëzimit të shpejtë të tensioneve midis dy vendeve për importet e grurit.
“Ne nuk po transferojmë më armë në Ukrainë, sepse tani po armatosim Poloninë me armë më moderne,” tha zoti Morawiecki.
/TV Malisheva