Kuvendi i Kosovës pas rreth katër orësh diskutimeve ka votuar për themelimin e Komisionit Hetimor parlamentar për rezervat shtetërore, me 69 vota.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se 75 deputetë kanë votuar, përderisa 69 kanë qenë për.
“75 deputetë kanë marr pjesë në votim, për 69 deputetë kundër një dhe 6 abstenim, konstatoj që Kuvendi miratoi formimin e Komisionit”, tha ai.
Drejtues i këtij Komisioni është deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, derisa zëvendëskryeseuese është deputetja Valentina Bunjaku e LDK-së.
Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë pesë anëtarë, PDK dhe LDK nga dy, derisa AAK dhe grupet joshumicë me nga një përfaqësues do të jenë pjesë e këtij Komisioni.
/TV Malisheva