Kryetari i Partisë Sociale Demokratike, Dardan Molliqaj ka folur për Qeverinë Kurti e ku mes tjerash e cilësoi kryeministrin, si njeri autoritar.

Tutje ai tha se kjo qeveri nuk ka përmbushur pritjen dhe shpresën e popullit të vendit dhe se për shumicën e popullit gëzimi për këtë qeverisje do të jetë më i madh kur të rrëzohet se sa kur ka fituar, poashtu ai ka thënë se Albini është një autoritar.

“Qeveria nuk ka përmbushur pritjet e shumë prej njerëzve, kjo qeverisje siç është rritur shpejt edhe mund te rrëzohet lehte, unë mendoj se shumica e njerëzve kanë mu gzu kur te rrëzohet se sa kur ka fitu. Si të jesh i vetmi në një grupacion politik aty ti je autoritar”, ka thënë ai në Kanal10.

Molliqaj ka thënë qe kjo qeverisje është shumë e rrezikshme sepse gjithmonë kanë pru rreziqe sesa që kanë pas qëllime dashakeqe.

/TV Malisheva

Share.