Ka filluar takimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me grupin parlamentar të partisë në Kuvendin e Kosovës.
I pari i LDK-së i ka mbledhur deputetët për t’iu paraqitur kabinetin qeveritar në krye me propozuarin për kryeministër, Avdullah Hoti.
Përveç kësaj Mustafa do i’u kërkojë votën secilit deputetë të LDK-së për qeverinë që po synon të udhëheq.
Në selinë e LDK-së janë parë duke hyrë secili deputetë, por jo kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.
Pas shkarkimit të qeverisë Kurti, LDK po mëton të bashkëqeverisë bashkë me AAK-në, Nisma-në, AKR-në dhe minoritetet./ Tv Malisheva