Një ditë pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku nga grupet terroriste serbe në Banjskë të Zveçanit, në Kosovë po mbahet ditë zie për nderë të tij.

Pas institucioneve vendore, edhe EULEX e ka lëshuar flamurin e BE-së në gjysmështizë.

“Sot mbajmë zi për humbjen e Rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në krye të detyrës”, thekson EULEX.

Flamuri i BE-së është ulur në gjysmështizë në nderim të tij. Me mendje jemi pranë familjes, miqve dhe kolegëve të tij”, përfundon njoftimi.

/TV Malisheva

Share.