Lidhja Demokratike e Kosovës brenda dy ditëve pritet të zyrtarizojë koalicionin me AAK-në, Nisma-në, AKR- në dhe minoritetet për të formuar qeverinë.
Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas përfudnimit të takimit të deputetëve me kryetarin, Isa Mustafa.
Gashi tha se momentalisht i kanë 64 vota.
Por sipas tij matematikisht i kanë rreth 64 vota.
Sa i përket mundësisë që LVV-ja të dërgojë në gjykatën Kushtetuese, Gashi tha se letra e presidentit nuk ka bazë juridike, por sa i përket dekretit është e drejtë e kujtdo që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese./ Tv Malisheva