Qielli mbi qytetin Norman në shtetin amerikan Oklahoma të dielën dukej pak më ndryshe, për shkak të një reje që e solli stuhia e fuqishme.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet ku në qiell duket sikur ka shpërthyer një bombë bërthamore.
Siç bëhet e ditur më tej, e njëjta pamje ka mundur të shihet edhe në Seminol në pjesën qendrore të Oklahomas, pasi që erërat e forta krijuan një re të ngjashme.
Videoja është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale dhe brenda pak orëve është bërë virale.
Stunning storm structure seen from Norman, OK yesterday! This same cell produced larger than baseball size hail in Seminole county!#okwx pic.twitter.com/VhYPkLxrEM
— WeatherNation (@WeatherNation) September 24, 2023
/TV Malisheva