Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në të cilën është paraparë që të raportoi ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kjo pas mungesë së tij në këtë Komision.

Kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, tha se dje ka pranuar një e-mail nga ministri që nuk do të mund të merr pjesë në këtë Komision dhe i njëjti ka kërkuar që raportimin e tij ta shtynë për ndonjë ditë tjetër.

Berisha tha se i ka kthyer ministrit e-mail duke i kërkuar që të mos shtyhet raportimi i tij, pasi sipas tij, ministri Maqedonci nuk ka lidhje me situatën e krijuar së fundi.

Ai po ashtu pati kritika edhe për anëtaret e pozitës të cilët nuk janë duke marr pjesë në këtë Komision.

“Dhe kam marrë një e-mail nga ministri i Mbrojtjes që duhet të shtyhet kjo mbledhje. Por unë kam kërkua mos me u shtyrë”.

“Ministri i FSK-së nuk duhet të përfshihet në ngjarjet e fundit në vend. Ai duhet të jetë prezent këtu po ashtu edhe deputet e pushteti nuk marrin pjesë në Komision. Si parti nuk po e respektoj komisioni e mbrojtjes dhe sigurisë. Pasi që nuk ka kuorum i lus mediet që të dalin jashtë dhe ne të bëjmë një konsultim me këta deputet, pas konsultimit do të flasim për media”, tha ai.

/TV Malisheva

Share.